Report TV - Jeta e pushuesve në dorë të institucioneve që shkelin ligjin

2017-07-19 2

Teksa numri i viktimave në plazhet shqiptare ka shkuar mbi 10 për shkak të pakujdesisë dhe mungesës së masave, institucionet përgjegjëse për menaxhimin e bregdetit ende nuk e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë dhe aq më tepër të marrin masa.

Në kulmin e këtij sezoni, bashkitë bregdetare, Agjencia e Bregdetit si dhe Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit janë kontradiktore në informacionet që japin.

Përplasje mes institucioneve për rojet bregdetare
Nga njëra anë Agjencia e Bregdetit dhe Ministria e Ekonomisë ia lënë përgjegjësinë bashkive dhe nga ana tjetër bashkitë justifikohen me faktin se nuk ka roje bregdetare të trajnuara ndaj dhe nuk janë marrë masa.

Free Traffic Exchange