Ora News – Veliaj: I japim Tiranës një hyrje të re dhe dinjitoze

2017-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fillim shtatorit, mijëra banorë të Rrugës së Dibrës do të kenë një rrugë me standarde, korsi të dedikuar bicikletash, si edhe një hapësirë të gjelbëruar. Projekti i bashkisë së Tiranës, për rindërtimin e rrugës tashmë ka nisur dhe ky aks, i njohur si një nga arteriet kryesore të qytetit do të shndërrohet në një hyrje të re të kryeqytetit. Punimet në këtë zonë i inspektoi vetë kryebashkiaku Veliaj.
Tirana do të këtë një hyrje të re dinjitoze në pjesnë verilindore, teksa Bashkia ka nisur punën për rindërtimin e Rrugës së Dibrës, me një gjatësi prej 1340 metrash. Punimet i inspektoi, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili tha se projekti i rrugës parashikon ndërtimin e një korsie të dedikuar dhe të mbrojtur për biçikletat.
Veliaj: ?Kjo është hera e katërt që vijmë në Njësinë 4 dhe ashtu siç u premtuam qytetarëve gjatë fushatës, puna nuk do të ndalet as gjatë pushimeve të verës. Kësaj here vijmë për një projekt madhor, për një nga arteriet kryesore të qytetit, e njohur si Rruga e Dibrës, e cila do të jetë edhe hyrja e Tiranës nga Rruga e Arbrit. Bashkia po ndërton Rrugën e Dibrës, si pjesë urbane, kurse qeveria do të bëjë Rrugën e Arbrit, nga kthesa e Tufinës deri në Peshkopi. Pra, po përgatisim një hyrje dinjitoze për Tiranën, siç bëmë me Rrugën ?Dritan Hoxha?, e siç po punojmë në Kombinat dhe në Rrugën e Elbasanit?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-i-japim-tiranes-nje-hyrje-te-re-dhe-dinjitoze/

Free Traffic Exchange