Rikonstruktohet rruga e Dibrës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-19 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt hyrja verilindore të Tiranës do të marrë një pamje krejtësisht të re. Teksa inspektoi punimet në rikonstruksionin e rrugës së Dibrës, nga ?Farmacia 10? deri në Kinostudio, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, tha se edhe në këtë segment nuk do të mungojë gjelbërimi dhe korsia e dedikuar për biçikletat.?Kjo është hera e katërt që vijmë në Njësinë 4 dhe ashtu siç u premtuam qytetarëve gjatë fushatës, puna nuk do të ndalet as gjatë pushimeve të verës. Kësaj here vijmë për një projekt madhor, për një nga arteriet kryesore të qytetit, e njohur si Rruga e Dibrës, e cila do të jetë edhe hyrja e Tiranës nga Rruga e Arbrit. Bashkia po ndërton Rrugën e Dibrës, si pjesë urbane, kurse qeveria do të bëjë Rrugën e Arbrit, nga kthesa e Tufinës deri në Peshkopi. Pra, po përgatisim një hyrje dinjitoze për Tiranën, siç bëmë me Rrugën ?Dritan Hoxha?, e siç po punojmë në Kombinat dhe në Rrugën e Elbasanit?, ?Do të punojmë me tre turne që të sigurohemi që kjo rrugë cilësore, e cila do të ketë një korsi të dedikuar biçikletash, të mbrojtur fizikisht nga korsitë e makinave, me një ndriçim bashkëkohor dhe sigurisht me të gjitha fasadat e rregulluara, në fund të verës t?i japë kësaj lagjeje një hapësirë shumë më dinjitoze se sa hapësira që gjetëm në fillim. Besoj se ky investim do përkthehet menjëherë në një rritje të vlerës së pronës në të dyja anët e rrugës?, tha Veliaj.Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e banorëve të zonës për të shmangur lëvizjet me makina në segmentin ky po kryhen punimet.?Banorëve të Rrugës së Dibrës u kërkoj që mundësisht t?i minimizojnë lëvizjet e tyre. Nëse do kemi bashkëpunimin e tyre do të ecim edhe më shpejt, jam shpresëplotë që fundi i verës, kur njerëzit të kthehen nga pushimet, kur fëmijët të përgatiten për në shkollë, do të gjejnë në këtë lagje kushte shumë herë më të mira se sa ato që lamë pas?, tha Veliaj. Ai bëri të ditur gjithashtu se brenda verës do të përfundojë edhe hyrja jugore e qytetit te Kombinati Ushqimor, ndërsa po ndërhyhet në të gjitha rrugët hyrëse në autostradë.?Rikonstruksioni i rrugës së ?Dibrës? përfshin punimet nëntokësore për kanalizimet e ujërave të zeza dhe të shiut, sistemimin e asfaltit, trotuare të reja, ndriçim led, si dhe mbjelljen e pemëve.

Free Traffic Exchange