http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shkarkimit të kreut të zyrës së ALUIZNI-t në Berat, qytetarët e Vlorës i kanë drejtuar kryeministrit Rama një lume ankesash dhe problemesh.Problemet me të drejtën për të marrë certifikatën e legalizimit ishin më të shumtat që iu adresuan kreut të qeverisë.Shefi i ekzekutivit u detyrua të dëgjojë për rreth një orë hallet e vlonjatëve, për t?u kërkuar të raportojnë çdo gjë në zyrat e shtetit.Rama kërkoi mbështetje për të pastruar administratën. Ai tha se në 4 vitet e ardhshme qeveria do të përqendrohet për ndërtimin e një administrate model.Vlonjatëve, të cilët i përkufizoi si të paduruar për të prekur rezultatet e reformave, u garantoi se do të vazhdojnë investimet në këtë rajon, që e përkufizoi si motor zhvillimi ekonomik.