Report TV - Berat, shkarkimi i kreut të ALUIZNIT e moshuara:Kam frikë nga hakmarrja

2017-07-19 6

Plotë pesë vite është sorollatur një grua e moshuar në Berat për legalizimin e një shtese prej vetëm 18 metra katror në katin e parë të një pallati pesë katësh.

E lodhur nga premtimet, pa shpresë për zgjidhjen e problemit Hëna Caka, vendosi që të ankohet tek Edi Rama në dëgjesën publike që zhvilloi në Berat mbrëmjen e së hënës, ndërkohë që mesditën e së martës ka marrë në dorë legalizimin aq shumë të dëshiruar.

E gëzuar që më në fund mund ti trashëgoj familjarëve me dokumente të rregullta shtesën e banesës, gruaja nuk do të donte kurrsesi që puna të shkonte deri këtu dhe lajmi për shkarkimin e drejtorit të ALUIZNIT, Përparim Sino e ka trishtuar, por që sipas saj nuk donte që të ndodhte e gjitha kjo.

Në një intervistë ajo rrëfen vitet e gjata të sorollatjeve sa tek Zyra e Legalizimeve, letra e Avokatit të Popullit e deri tek ankesa e Edi Ramës, që i mundësoi legalizimin.