Ora News – KQZ kallëzon penalisht 76 komisionerë të numërimit të votave në Tiranë

2017-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë kallëzim penal për 76 anëtarë dhe të numërimit të votave, kryesisht në Tiranë.
Kallëzimi penal vjen pas ankimimit të bërë nga Partia Socialiste dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet për rezultatin zgjedhor në Qarkun e Tiranës, me me pretendimin se numri i votave reale nuk përputhej me rezultatin e hartuar nga Grupet e Numërimit në tabelat e qendrave të votimit.
Dhe në fakt, kështu ka rezultuar.
Drilona Hoxhaj, zëdhënësja e KQZ-së: KQZ gjatë shqyrtimit të kërkesave ankimore, administroi me cilësinë e provës dokumentacionin zgjedhor të përpunuar nga komisionet zgjedhore përkatëse dhe vendosi të rinumërojë dhe rivlerësojë votat e qendrave të votimit, ku në përfundim të këtij procesi rezultoi se:
për 24 qendra votimi në Qarkun Tiranë, rezultati i dalë nga rinumërimi ishte i ndryshëm me rezultatin e nxjerr nga grupet e numërimit në VNV.
Anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit numër më të vogël votash për disa subjekte dhe numër më të madh votash për disa subjekte të tjera, krahasuar me numrin real të votave qe u gjendën në kutinë e votimit. Në këtë mënyrë rezultati i qendrës së votimit nuk pasqyronte rezultatin real, të cilët zgjedhësit e këtyre qendrave kanë shprehur nëpërmjet votimit, duke favorizuar disa subjekte zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-kallezon-penalisht-76-komisionere-te-numerimit-te-votave-ne-tirane/