Rrëfehet e moshuara: “Më erdhi keq për shkarkimin e kreut të ALUIZNI-t, por unë nuk kam faj”

2017-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plotë pesë vite është sorollatur një grua e moshuar në Berat për legalizimin e një shtese prej vetëm 18 metra katror në katin e parë të një pallati pesë katësh. E lodhur nga premtimet, pa shpresë për zgjidhjen e problemit Hëna Caka, vendosi që të ankohet tek Edi Rama në dëgjesën publike që zhvilloi në Berat mbrëmjen e së hënës, ndërkohë që mesditën e së martës ka marë në dorë legalizimina aq shumë të dëshiruar. E gëzuar që më në fund mund ti trashëgoj familjarëve me dokumenta të rregullta shtesën e banesës, gruaja nuk do të donte kurrësesi që puna të shkonte deri këtu dhe lajmi për shkarkimin e drejtorit të ALUIZNI-T, Përparim Sino e ka trishtuar, por që sipas saj nuk donte që të ndodhte e gjjtha kjo. Në një intervistë ajo rëfen vitet e gjata të sorollatjeve sa tek Zyra e Legalizimeve, letra e Avokatit të Popullit e deri tek ankesa e Edi Ramës, që i mundësoi legalizimin.
Zonja Hëna Caka, prej sa vitesh kishit bërë kërkesën për legalizimin dhe për cfarë objekti bëhej fjalë?
Problemi im me legalizimin, pasi për mua u bë një problem dhe pse nuk ishte i tillë nisi që në vitin 1994. Si shumë shqiptarë të tjerë dhe ne vendosëm që të bëjmë një shtesë të vogël në shtëpinë tonë. Banesa ime që është në lagjen ?30 Vjetori? është në katin e parë dhe kjo më jepte mundësi që të shtoja një dhomë të vogël që e përdorim dhe sot e kësaj dite për gatim. As që e mendonim atëherë që kjo shtesë e vogël do të bëhej objekt sorollatjesh për familjen dhe aq më shumë që puna të shkonte deri tek kryeministri i vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/me-erdhi-keq-per-shkarkimin-e-kreut-te-aluizni-t-por-une-nuk-kam-faj/