Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zvarritja 5 vjeçare e zonjës nga Berati që për legalizimin e shtëpisë ka marrë fund pas ankesës që i shprehu një ditë më parë Kryeministrit. Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë Rama në fb.
Megjithatë, ky fakt sipas Ramës kjo është një arsye më shumë se pse duhet shkarkuar Drejtori i ALUIZNI-t dhe gjithë zinxhiri vartës që kanë mbajtur peng qytetaren.
?Ky drejtor që e zgjidhi problemin e saj brenda natës me kaq zell, duke dhënë provën se prej pesë vjetësh zonja ishte një viktimë e pafajshme e parazitëve (në rastin më të mirë) dhe grabitqarëve (në rastin më të keq), si mund të rrijë më në detyrë qoftë edhe një ditë pas kësaj prove turpëruese për shtetin?! Jo nuk mund të rrijë natyrisht, as ai dhe askush tjetër që ka lidhje me dosjen e hallit pesëvjeçar të zonjës!? thotë Rama duke njoftuar kështu shkarkimin e tij
Kryeministri Rama shpreh bindjen se raste të tjera do të zgjidhen nëse ndërton koalicionin e madh të qeverisë së re me njerëzit e zakonshëm, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes, e cila do të jetë online sapo të miratohet qeveria e re.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/edhe-pas-legalizimit-rama-drejtori-i-aluizni-t-berat-duhet-shkarkuar/