Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka miratuar listat e anëtarëve me të drejtë vote në 22 korrik.
Gjatë fushatës për kreun e ri të demokratëve, kandidati I vetëm përballë Lulzim Bashës, Eduard Selami ka kërkuar disa herë publikimin e listave të anëtarëve.
Listat përfundimtare të anëtarëve u miratuan dje në një mbledhje me dyer të mbyllura të komisionit për zgjedhjet në PD.