Ky personi i arrestuar si autori i plagosjes së Vangjush Kasharës, pronarit i një argjendarie të hënën paradite.
28 - vjeçari i identifikuar nga policia si Albi Nazaj, nga Vlora, me banim në Tiranë, e qëlloi atë me pistoletë gjatë tentativës për të grabitur argjendarinë.
Fotoja është marrë nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendit të ngjarjes, ndërsa largohej në këmbë me vrap.
Përmes këtyre pamjeve u bë i mundur edhe identifikimi i tij.
Edhe disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes, i ndihmuan efektivët e policisë përshkrimet e tyre.
Ata i thanë policisë se i dyshuari kishte një tatuazh në krah, i veshur me pantallona xhins, një kapele dhe një bluzë të bardhë, ashtu siç shihet në foton e siguruar nga Televizioni Klan.
Albi Nazaj u ndalua në rrugën "5 Maji" jo shumë larg vendit ku banonte, në një distancë prej rreth 500 metrash nga vendi i ngjarjes.
Policia kontrolloi banesën e tij, por nuk mundi të gjente armën e krimit.
Dyshohet se ai e hodhi armën në një kosh mbeturinash, menjëherë pasi plagosi në krah pronarin e argjendarisë.
Nazaj nuk e ka pranuar krimin dhe ka thënë se nuk qenë në Rrugën e Dibrës në momentin e ngjarjes.
Por disa dëshmitarë e kanë identifikuar atë mes personave të tjerë.
Për të përforcuar provat e tyre, prokuroria dhe policia morën kampionë biologjikë për të kryer testin e ADN- së së të arrestuarit, për t?i krahasuar me gjurmët që ai ka lënë në argjendari, apo gjatë përleshjes me pronarin e saj.
Policia tha se ai ka precedentë të mëparshëm për vjedhje dhe kundërshtim të forcave të rendit.
Tv Klan