Ora News - Helikopterët “Viva” në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shkodër

2017-07-18 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Helikopterët Viva, së bashku me ekuipazhin gjerman kanë ardhur në ndihmë të emergjencave civile, ushtrisë, e banorëve të zonës që kanë luftuar me flakët në Gur të Zi, në Rragam të Shkodrës.
Helikopterët kanë zhvilluar disa operacione, në përpjekje për të izoluar dhe vënë në kontroll vatrën e zjarrit në një terren të vështirë.
Qarku i Shkodrës ka ende vatra aktive zjarri dhe në disa prej tyre ka qenë e pamundur ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikëses për shkak të mungesës së rrugës. Në këtë mënyrë është bërë e domosdoshme ndërhyrja nga ajri, ku helikopterët VIVA kanë qenë të gatshëm për veprim.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/helikopteret-viva-ne-ndihme-per-shuarjen-e-zjarreve-ne-shkoder/

Free Traffic Exchange