Rama: Të sekuestrohen pasuritë e grupeve kriminale

2017-07-18 0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi betejë të ashpër ndaj kutivimit të kanabisit. Gjatë mbledhjes së Task Forcës në Zyrën Operacionale të Situatës, kreu i qeverisë tha se muajt në vijim objektivi i policisë do të jetë goditja e grupeve kriminale dhe sekruestrimi i pasurive të paligjshme. Punonjësve të policisë u kërkoi që të mos rendin pas parcelave të mbjella, por kriminelëve që i trafikojnë.

Vetëpastrimi i uniformave blu nga ky aktivitet kriminal tha Kryeministri Rama është një tjetër shembull i vendosmërisë së qeverisë në këtë betejë.

Rastet e implikimit të punonjësve të Policisë së Shtetit në trafikun e kanabisit, përpara Kryeministrit i referoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, teksa u vu re sërish mungesa e Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj në mbledhjen e Task Forcës.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit qarqet me përhapjen më të lartë të kultivimit të kanabisit janë ato të Shkodrës, Durrësit e Vlorës. Në vitin 2017 janë goditur nga uniformat blu 60 grupe kriminale, si dhe janë referuar në prokurori 157 vepra penale.

Tv Klan