Greqi-Maqedoni, sinjale pozitive - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-18 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Athina vlerëson se ka sinjale pozitive nga qeveria e Shkupit për zgjidhjen e çështjes se emrit. Deklaratën e ka bere ministri i jashtëm Kotzias pas takimit ne Bruksel me ndërmjetësuesin Metju Nimic.?Do te mbetemi ne kontakt dhe do te gjejmë mënyrën për të nisur procedurën për emrin. Ka një dëshirë të mirë nga ana e Maqedonisë për të diskutuar çështjen e emrit, të paktën në komunikimin e deritanishëm?Ndërsa negociatori Nimic u shpreh, se ?asgjë nuk do të ndodhë brenda një harku kohor shumë të shkurtër.? Por ai premtoi se ai do të bëjë më të mirën për të riaktivizuar diskutime serioze.?Kemi disa mundësi të reja që të rifillojmë bisedimet dhe të gjejmë zgjidhet e mundshme. Nga natyra jam njeri optimist, por duhet të jemi realistë. Asgjë nuk mund të ndodhë brenda një harku kohor të shkurtër. Do të bëj ç?është e mundur të aktivizojmë bisedimet dhe të gjejmë zgjidhet e mundura.?Ndërkohë në një intervistë për agjencinë e lajmeve IBNA Nimic ka theksuar se qeveria e re në Shkup është e gatshme per te ndryshuar qasjen ne raport me rajonin, ndërkohe qe çështja e emrit mbetet një pengesë e rëndësishme në rrugën e integrimit evropian.

Free Traffic Exchange