http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lista e anëtareve te Partisë Demokratike nuk do te publikohen, pavarësisht kërkesës se kandidatit Eduard Selami dhe shqetësimit te shprehur nga figura te rëndësishme te PD si Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi. Kryetari i komisionit qe organizon zgjedhjet ne PD, Jemin Gjana e ka bere te qarte se te dhënat jane personale e nuk mund te bëhen publike. Sipas Gjanes listat e anëtareve qe do te votojnë te shtunën i kane degët e Partisë Demokratike, por emrat e anëtareve mbrohen nga ligji per te dhënat personale.Nje dite me pare komisioni ka përfunduar listën e votuesve dhe jane 104 mije demokrate, te cilët ne 22 korrik janë thirrur per te zgjedhur kryetarin e PD dhe njeriun qe do te marre ne dore çelësat e Partisë Demokratike.Por sipas Gjanes 23 mije prej tyre i përkasin degëve te PD jashtë vendit, ose janë emigrante e nuk pritet te jene pjese e procesit te votimit. Ashtu si ne vitin 2013 kutitë e votimit do te vijnë te gjitha ne Tirane e numërimi do te realizohet ne selinë e Partisë Demokratike.