Vdekja e 46- vjeçarit Bukurosh Malaj disa dite me pare ne qytetin e Vlorës, vazhdon të jetë ende nën dyshime të mëdha prej familjes.
Bashkëshortja e Bukuroshit, Matilda Malaj kërkon hetime me të imtësishme rreth aksidentit dhe kërkon të njihet me autopsinë si dhe dokumentacionin e eksperteve.
Jashtë kamerës për Report tv bashkëshortja e 46- vjeçarit, Malaj, nena e dy fëmijëve përkatësisht djalit 12- vjeçar dhe vajzës 10- vjeçare shprehet se do të kërkoje zbardhjen e plote të ngjarjes.
Sipas saj burri kishte mare një goditje mbrapa koke si dhe një goditje ne kraharor. Ajo ka thënë se ditën e aksidentit qene ne pune deri vonë dhe pasi e ka marrë vesh lajmin se bashkëshorti kishte bërë aksident, ka shkuar urgjentisht për në Vlorë.