Ora News – Veliaj jep çertifikata për vullnetarët që kanë ndihmuar në situata të vështira

2017-07-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përballimi i emergjencave por edhe aksione të tilla si pastrimi i qytetin kanë nevojë për angazhime vullnetare të qytetarëves, kryesisht të të rinjëve dhe të rejave. Bashkia e Tiranës duke vlerësuan ndihëmën e tyre, për personat të cilët janë angazhuar për të mirën e përbashkët shprehu mirënjohjen për dhjetra qytetarë që janë bërë pjesë e misionineve dhe aksioneve si zjarret, përmbytjet, pastrimi, shërbimi në institucione arsimore.
Veliaj: Kemi propozuar që një pjesë e shërbimit zjarrfikës ta ofrojmë me shërbime vullnetare. Kjo funksionon në shumicën e vendeve të BE, ku banorët e lagjes më të afërt trajnohen për të dhënë ndihmën e parë. Sigurisht, jo për të qenë zjarrfikës profesionistë, por për të qenë mjaftueshëm të trajnuar për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve, për të dhënë koordinatat e sakta derisa të vijnë profesionistët dhe për të dhënë ndihmën e parë të dikujt që mund të jenë në nevojë rreziku. Ky është një tjetër shërbim që duam ta shtojmë, por duke u bazuar te vullnetarët, duke përdorur shërbimin profesionist që trajnon vullnetarët për raste e nevoja të kësaj natyre.
Sipas kryebashkiakut Veliaj këta janë shembujt e suksesit për një Tiranës që po bëhet gjithnjë e më tepër solidare.
Veliaj: sot është bërë më e lehtë që të kemi fushata të organizuara të pastrimit me vullnetarë. Duke filluar nga shtatori, çdo muaj do të kemi një ditë në muaj për një pastrim me themel të qytetit të Tiranës. Ajo që ne i bëjmë pyjeve, lumenjëve, kanalizimeve janë masakra që ne i organizojmë vetë.
Veliaj ftoi vullnetarët që të angazhohen dhe të japin kontributin e tyre edhe në projektin e mbjelljes së pemëve, që do të vijojë në shtator, për krijimin e Pyllit Orbital.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-shperndan-certifikata-per-vullnetaret-qe-kane-ndihmuar-ne-situata-te-veshtira/