Report TV - Ndihmuan në situata të vështira, Veliaj certifikata vullnetarëve

2017-07-18 0

Përballimi i emergjencave të ndryshme si zjarret, përmbytjet, por edhe aktivitete të tjera me interes publik, si pastrimi apo shërbimi në institucione arsimore dhe të kujdesit social, janë disa nga fushat ku Bashkia e Tiranës ka nevojë për më shumë solidaritet dhe angazhim nga vullnetarët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau certifikata mirënjohje për disa nga grupet e vullnetarëve që veprojnë aktualisht në kryeqytet, të cilët kanë ndihmuar me disa prej sfidave që Bashkia e Tiranës është përballur gjatë këtyre dy viteve. Në fjalën e tij, Veliaj falenderoi vullnetarët për kontributin e tyre dhe theksoi se ata duhet të jenë një shembull, kryesisht për të rinjtë, se duhet të jenë solidarë kur qyteti dhe qytetarët kanë nevojë për ndihmë.

Free Traffic Exchange