Ora News – “Lëvizjet” në listat e PD-së 5 ditë përpara zgjedhjeve

2017-07-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Megjithëse lista e tyre nuk është bërë publike, Partia Demokratike ka në total 103,952 anëtarë.
Numrin e tyre e bëri publike kreu i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Jemin Gjana, pesë ditë përpara zhvillimit të garës për kreun e PD-së.
Gjana sqaroi edhe ndryshimet në lista ditët e fundit:
-Janë shtuar 1,557 anëtarë në listat shtesë, nga persona që janë paraqitur pranë degëve të PDSH-së me karta anëtarësie ndër vite por që nuk ishin përditësuar në regjistrin elektronik.
-Janë shtuar 112 anëtarë në 5 degë të Partisë Demokratike, që kishin formular dhe dokument anëtarësie të para datës 28.06.2017 por që rezultonin të pa hedhur në sistem.
? Janë hequr nga regjistri elektronik 607 anëtarë, që kanë dërguar zyrtarisht 14 degë të Partisë Demokratike për arsye të kalimit të tyre legalisht në Parti të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/levizjet-ne-listat-e-pd-se-5-dite-perpara-zgjedhjeve/

Free Traffic Exchange