Ekzekutohet shqiptari në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-18 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri, mëngjesin e së martës në Terni të Italisë. Sipas raportimeve të mediave te vendit fqinj, 49 vjecari Demir Hyseni është qëlluar me disa plumba në bark sapo ka dalë nga banesa e tij, pasi ishte nisur për të shkuar në punë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në rrugën ?Galvani?.Ne momentin qe Hyseni ka arritur tek makina e tij, agresori i është afruar dhe dyshohet se ka pasur një konfrontim fizik mes tyre. Më pas janë dëgjuar të shtënat e armës. Shqiptari i plagosur është përpjekur të largohet, por nuk ka mundur.Vrasësi është larguar me shpejtësi duke e hedhur armën në koshin e një supermarket pak metra larg vendit te ngjarjes.Sipas dëshmive, viktima punonte si murator dhe ka qenë vajza e bashkëshortja që e panë në çastet e fundit. Policia italiane ben me dije se shqiptari ndërroi jetë në krahët e bashkëshortes e te bijës. Ende nuk ka te dhëna per motivet e krimit dhe autorin.