Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi 10 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zona të ndryshme të qarkut Shkoder, ku më problematike situata është paraqitur mbrëmjen e së hënës në kodrat e Bardhajve dhe në Tepe.
Flakët e zjarrit rrezikuan disa shtëpi banimi, ndërsa ererat favorizuan përhapjen e tyre. Për shuarjen e flakeve u angazhuan krahas shërbimit zjarrfikës, edhe forcat e ushtrisë, policisë dhe vetë banorët, që me mjete rrethanore tentuan lokalizimin e tyre. Në Bardhaj u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme shkurresh dhe pishash, ndërsa zjarri u përhap me shpejtësi duke bërë që për orë të tëra të luftonin me flakët vetë banorët, pasi mjetet e zjarrfikeses e kishin të pamundur të depertonin nga mungesa e rrugës. Një prej banoreve tregon për ora neës së në këtë rast nevojitet ndërhyrja nga ajri.
Zjarri vijon të jetë aktiv, por në siperfaqe më të vogël edhe këtë të marte. Ndërsa në Tepe perveç shtëpive të banimit, u rrezikua edhe linja e tensionit të lartë, duke bërë që për 30 minuta gjysma e Shkodres të ishte pa energji elektrike. Shërbimi zjarrfikës dhe banorët arritën t?i shuajnë flakët, por demet ishin të konsiderueshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbi-10-vatra-zjarri-vijojne-te-jene-aktive-ne-shkoder/