Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë u kurorëzuan me hapjen e Ambasadës së Japonisë në Shqipëri.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati duke vlerësuar se me hapjen e Ambasadës japoneze do të rritet bashkëpunimi dypalësh, shkëmbimet ekonomike, kulturore, por edhe kontaktet mes dy popujve tha se biznesi japonez do të gjejë një legjislacion bashkëkohor dhe klimë të favorshme për investime në Shqipëri.
Ndërsa Ministri japonez i Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, Nobuo Kishi, duke nënvizuar interesin e Japonisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, vlerësoi rolin e Shqipërisë në këtë drejtim si një faktor stabiliteti.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hapet-ambasada-japoneze-ne-tirane-vine-dhe-129-makina-dhurate/