Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Agjensia Europiane e Mjedisit ka publikuar shifrat për ndotjen e ajrit gjatë 2016, në raportin për Cilësinë e Ajrit në Europë. Situata në Shqipëri paraqitet alarmante teksa vitin e kaluar janë shënuar 2,120 vdekje për shkak të përqëndrimit të lartë në ajër të grimcave të dëmshme. Agjensia Europiane këshillon shtimin e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e ndotjes së ajrit nën ato të përcaktuara nga Bashkimi Europian, gjë e cila kërkon angazhim global.
Raporti i vitit 2016 për cilësinë e ajrit në Europë nga Agjensia Europiane e Mjedisit ka publikuar shifra të frikshme për vendin tonë sa i përket numrit të vdekjeve të parakohshme si pasojë e ndotjes së ajrit.
2.120 persona humbën jetën gjatë vitit 2016, prej të cilëve 2.010 ishin viktima të përqëndrimit të lartë të grimcave të imëta në ajër, 10 të përqëndrimit të dioksidit të nitrogjenit dhe 100 nga përqëndrimi i ozonit.
Krahasuar me vitin 2013, kur numëroheshin 776 të vdekur, kjo shifër thuajse është trefishuar.
Situata më alarmante në rajon paraqitet në Serbi, ku gjatë vitit 2016, kanë humbur jetën 10.730 persona për shkak të ndotjes së ajrit.
Ndërkohë, Mali i Zi mban rekordin më pozitiv në rajon me vetëm 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit, për vitin që lamë pas.
Raporti vëren se cilësia e ajrit në Europë i tejkalon vlerat e përcaktuara nga Bashkimi Europian, një trend që pritet të vijojë deri në vitin 2020, pavarësisht një përmirësimi të vogël përgjatë periudhës 2006-2014.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-shqiperi-jane-shenuar-2-120-vdekje-nga-ndotja-e-ajrit-gjate-2016/