Ora News – ‘Pushime të kripura’ në jug, Andoni: Prej 1 korrikut, dyfish më shtrenjtë

2017-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria duket se nuk është konkurese me fqinjët sa i takon turizmit jo vetëm për cilësinë e shërbimit, por edhe çmimet.
Zëvendëskryeredaktori i Javanews.al, Ben Andoni, në Tonight Ilva Tare tha se në të gjithë jugun e vendit që prej 1 korrikut ka dyfishim të paketës së çmimeve nga ajo që ishte deri me 30 qershor.
Edhe Ralf Gjoni duke sjellë eksperiencën e tij të këtij viti në Greqi, tha se pushimet u kushtuan më lirë se të njëjtën periudhë të viteve paraardhëse në Shqipëri.
Ndërsa Jonila Godole, pedagoge ne Universitetin e Tiranes vlerëson se turizmi ashtu si çdo fushë tjetër është i sajuar.
Andoni: Është shumë problem që në ekzekutivin shqiptar nuk ka Ministri me atribute apostafat për turizmin. Gjëja që është më shqetësues dhe unë bashkohem me Ralfin?, Shqipëria edhe sot e kësaj dite sezonin megjithëse ne promovojmë që në maj, sezoni është fillimi i korrikut dhe mbarimi i gushtit.Vinë dhe më përpara. Në gjithë jugun, në Dhërmi ishte çudi shumë e madhe që deri në datën 30 qershor kishte një pakletë çmimesh dhe fill në datën 1 korrik dyfishohen menjëherë. Janë piku i sezonit por jo dyfishim çmimesh, ka një lloj shkallëzimi.
Gjoni: Në Greqi ne na ra shumë herë më lirë sesa pushimet qe kemi bërë në Shqipëri në vitet paardhëse, në të njëjtën periudhë. Më lirë, më beso.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pushime-te-kripura-ne-jug-andoni-prej-1-korrikut-dyfish-me-shtrenjte/