Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ralf Gjoni ndau në Tonight Ilva Tare një eksperiencë aspak të këndshme në një nga restorantet në Syrin e Kaltër, teksa kthehej me familjen nga pushimet në Greqi.
Teksa denoncoi jo vetëm kushtet skandaloze e të cilat bëhet turizëm, ai tregoi sesi pronari i restorantit e kishte kërcënuar me jetë.
Gjoni: Kalojmë kufirin dhe thashë ti binim nga Qafë Bota.Morëm rrugën e re gjasmë, akoma e pa mbaruar.Futemi në Gjirokastër, ndalojmë tek Syri i Kaltër në restorantin e fundit. Po e them për herë të parë publikisht, ndalojmë makinën aty ku nuk shkonte më. Vajza kishte nevojë të shkonte patjetër në banjo. Kamarieri nuk na linte, restoranti bosh. Thotë po nuk rezervove, mirë i thashë, rezervuam. Futet vajza në banjo, ulëret. Banjoja jo vetëm e shëmtuar, e pisët, uji rridhte nga mbrapa tualetit, e mbushur me të vjella. Dalim, pamë Syrin e Kaltër dhe për tu kthyer tek makina duhet ti binim prapë nga ai restoranti. Pronari i restorantit bashkë me një tjetër duke na pritur, duke na zënë pritë me sy dhe më thotë: I dhe shumë gojës atje, u ankove për banjot dhe anulove rezervimin.Hip shpejt në makinë bashkë me nusen dhe gocën se do të hash ndonjë plumb kokës. Kjo ishte mikëpritja me 40 minuta brenda kufirit shqiptar. Nuk kisha besim të merrja as policinë në telefon se nuk kisha besim se do të vinte në orën 19:30, 20:00 të mbrëmjes dhe të merrej me një budalla, me një të droguar ndoshta. Që dy pare mend ka në kokë dhe me këtë lloj sjellje pret turistët. Produkti nuk është i orientuar, është kaotik, në dorën e ca idiotëve që kanë trashëguar apo zaptuar një copë tokë, kanë ndërtuar një godinë atje dhe kujtojnë se dinë të bëjnë turizëm. Kush e ka fajin për këtë? Qeveria.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ralf-gjoni-tregon-si-e-kercenoi-pronari-i-restorantit-tek-syri-i-kalter/