Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situata e zjarreve në Bulqizë ishte fokus i takimit urgjent të punës së thirrur nga drejtori i Shërbimit Pyjor, Lutfi Myftari. Ai thotë se janë ngritur grupet e punës në çdo njësi për të parandaluar përshkallëzimin e emergjencave, ndërsa kanë nisur hetimet për çdo zjarrvënie të qëllimshme.
Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bulqizë, Lutfi Myftari, ka mbledhur stafin për të analizuar situatën e krijuar nga zjarret në masivet pyjore të Bulqizës.
Në një intervistë për Ora Neës, Myftari tha se janë ngritur grupet e punës në çdo njësi dhe se ka një koordinim të institucioneve kryesore në Bulqizë për të monitoruar situatën.
Lutfi Myftari: Qysh në filim të herës shërbimi pyjor ka krijuar skuadra zjarrëfikëse me kryepleqtë e fshatrave, kemi hartuar dhe akt-marrëvedhjet me subjektet private në fondin pyjor?kullosor që e kanë detyrim ligjor që të kontribuojnë për çdo rast të zjarreve që mund të paraqitet në fondin pyjor kullosor. Kemi rastin në Bulqizë që me ndërhyrjen e helikopterit u shua zjarri.
Nga ana tjetër, Myftari u shpreh se të gjitha zjarret në pyjet e Bulqizës nuk janë për shkaqe natyrore, por nga dora e njeriut, që mund të jenë shkaktuar me dashje apo nga pakujdesia.
Për këtë tha Myftari, për çdo rast kanë nisur hetimet dhe nëse do të zbulohen personat, do të çohen para drejtësisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarret-ne-bulqize-drejtori-i-sherbimi-pyjor-takim-urgjent-per-situaten/