Ora News – Shkodër, punëtori i aksidentuar, daja kërkon drejtësi dhe pension për familjen

2017-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shkodër, familja e punëtorit të Komunales që humbi jetën duke pastruar pusetën, ka hapur dyert e mortit. Daja i 34-vjeçarit Kleotos Çeliku, baba i dy fëmijëve, apelon që shteti të vendosë drejtësi në mënyrë që të mos kenë të njëjtin fat të tjerët që punojnë pa asnjë masë sigurie. Ai kërkon që shteti t?i lidhë pension familjes që mbahej vetëm me rrogën e Kleotosit.
Familja i ka hapur dyert e mortit dhe të afërm, miq dhe qytetarë të shumtë kryejnë homazhet e rastit.
Dhimbja është e madhe në familjen Çeliku, e cila humbi djalin e vetëm të saj në moshën 34 vjeçare, ndërsa po punonte për pastrimin e pusetave të ujrave të zeza.
Babai i dy fëmijeve, hyri për të zhbllokuar pusetën në një thellësi prej 5 metrash, për të mos dale më i gjallë, pas 17 vitesh punë në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve.
Daja i tij, Fadil Hasaj, tregon për Ora News se vdekjen se kishte menduar kurrë, por gjithmonë i ishte trembur sëmundjeve që mund të merrte nipi i tij nga puna jashtë çdo kushti sigurie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/punetori-i-aksidentuar-daja-kerkon-drejtesi-dhe-pension-per-familjen/