Ora News – Droga në Llakatund, burg për 8 të arrestuarit, lirohet inspektori i policisë

2017-07-17 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 8 nga 9 të arrestuarit lidhur me kapjen e mbi 15 ton kanabis në fshatin Drithas të Llakatundit në Vlorë.
Gjykata la në burg inspektorin e policisë Lirim Lamaj së bashku me të vëllanë Astrit Lamaj.
Në arrest me burg u lanë dhe kryeplaku i fshatit Balil Gjata, Myzafer Tushaj, Ervin Tushaj, Rakip Arapaj, Kudret Tushaj, Elion Tafili.
Ndërkaq për inspektorin e policisë Avdyl Sinanaj, i akuzuar për shpërdorim detyre, u vendos masa detyrim paraqitje.
Mbi 15 ton kanabis u kapën në fshatin Llakatund të Vlorës në tre banesa, gjatë një operacioni ku u përshinë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe u mbikqyr nga krerët më të lartë të polici dhe prokurorisë së Vlorës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/droga-ne-llakatund-burg-per-8-te-arrestuarit-lirohet-inspektori-i-policise/