Report TV - Droga në Llakatund, gjykata liron një nga policët, 8 të tjerë në burg

2017-07-17 15

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për nëntë personat e arrestuar në fshatin Drithas, aty ku në datë 14 korrik, u sekuestrua sasia rekord e lëndës narkotike prej 15.6 ton.

Tetë prej të arrestuarve janë lënë në masën arrest me burg përfshirë edhe punonjësin e policisë Lirim Lamaj, ndërsa efektivi tjetër, Avdyl Sinanaj, me detyrë inspektor në Llakatund, është lënë në detyrim paraqitje.

Dy policët u arrestuan me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike dhe mosraportim të parcelave me kanabis në zonë.

Të arrestuarit e tjerë Astrit Lamaj, Balil Gjata, Myzafer Tushaj, Ervin Tushaj, Rakip Arapaj, Kudret Tushaj dhe Elion Latifi, të gjithë banorë të fshatrave Dritash dhe Llakatund.

Ata ranë në prangat e policisë pas një operacioni masiv në Llakatund, ku u sekuestruan 15.6 ton drogë në dy banesa të braktisura.

Free Traffic Exchange