Ora News – Vlahutin: Program trajnimi për ekipin negociator me BE

2017-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, vlerësoi 12 studentët shqiptarë që përfituan bursa studimi në programin Erasmus plus. Vlahutin tha se kjo është një eksperiencë e shkëlqyer pasi jep mundësinë e shkollimit dhe krijimit të mundësive të reja, ndërsa tha se tashmë është hapur skemë e re trajnimi për ata që duan të jenë pjesë e ekipit negociator mes Shqipërisë dhe BE.
12 studentë shqiptarë përfituan bursa nga programi i Bashkimit Europian për arsimin Erasmus plus.
Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Romana Vlahutin, vlerësoi studentët shqiptarë dhe tha se me këtë program i pret një eksperiencë e shkëlqyer.
Vlahutin: Ju po filloni një nga eksperiencat më të mrekulluesme duke studiuar në Universitetet më të mira të Europës, duke krijuar miqësi dhe marrëdhënie të reja që do ju ndjekin gjithë jetë. Kjo është ajo që Erasmus ka bërë këto 30 vitet e fundit. I ka dhënë 9 milionë personave mundësinë për të studiuar, trajnuar, të vullnetarizojnë apo të fitojnë ekpsperiencë profesionale jashtë shtetit. Eshtë 3 herë më shumë se popullsia e Shqipërisë, pra mund të imagjinoni se sa marrëdhënie miqësore dhe dashuri ka patur, sa shumë dijeni ka prodhuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-program-trajnimi-per-ekipin-negociator-me-be/