Një 25 ?vjeçar u plagos me pistoletë këtë të hënë rreth orës 10:00, në një argjendari pranë Medresesë, në rrugën e Dibrës.
Vangjel Kashara pronar i argjendarisë u sulmua nga një person ende i paidentifikuar.
Ai ka hyrë në argjendari dhe ka qëlluar dy herë. Njeri prej plumbave e ka prekur në krah. Fillimisht agresori dhe 25-vjeçari janë përleshur fizikisht. Dyshimet e policisë bëjnë fjalë për një tentativë grabitjeje.
Sipas burimeve të policisë agresori ndodhej në dyqan, kur dyshohet se u konfrontua fizikisht me të plagosurin. Menjëherë pas krimit autori që përshkruhej, 25- 30 vjeç, 160 cm i gjatë, i veshur me rroba të bardha u largua me vrap përmes pallateve të zonës.
Një shitës çantash ngjitur me argjendarinë tha se kishte dëgjuar të shtënat, por se nuk mundi të shihte asgjë pasi ndodhej në dyqan. Në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi së paku dy gëzhoja që besohet se i përkasin një arme të kalibrit 9 mm.
I plagosuri nuk njihet të ketë konflikte apo rekorde kriminale nga policia.
Më parë, në vitin 1997, Kashares i kanë vrarë te ëmën Flutura Kashara. Edhe ajo dyshohet si grabitje. Hetuesit sekuestruan pamjet filmike të disa bizneseve në përpjekje për të identifikuar autorin e plagosjes. Policia shoqëroi disa persona për t?iu marrë dëshmitë, ndërsa ende nuk ka të dhëna mbi agresorin e mundshëm.
/Tv Klan