http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse vendosni të pushoni në plazhet tona, duhet të merrni rrezikun përsipër në rast të ndonjë eksperience negative, pasi autoritetet ofrojnë pak ose aspak siguri.Ministria e Turizmit pranon se njësitë vendore nuk e kanë plotësisht nën kontroll vijën bregdetare, madje bizneset nuk kanë plotësuar as kriteret e përcaktuara me ligj për ofrimin e sigurisë.Sipas ligjit, janë 110 hapësira bregdetare që juridikisht quhen stacione plazhi ,për të cilat bashkitë kanë të drejtën e mbikëqyrjes. Por fatkeqësisht, vëmendja e tyre për turizmin ka qenë minimale.Fundjava që sapo kaloi u mbyll me një bilanc tragjik: 4 të rinj, mes të cilëve një adoleshent 14 vjeçar, humbën jetën në plazhet e Zvernecit dhe pranë shkollës së marinës në Vlore.Autoritetet sqaruan se vendi ku u mbytën dy vajzat dhe i riu nga Tetova, nuk ishte pjesë e listës së plazheve të miratuara nga qeveria.