Dëmi mjedisor nga Spitalla - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ministri që janë përgjegjëse për mbrojtjen e natyrës, ajo e Turizmit si dhe ministria e Mjedisit kanë shpërfillur misionin e tyre, duke aprovuar projekte në dëm të mjedisit.E tillë është situata për zhvillimin e zonës në Spitallë të Durrësit, në të cilën kompania fituese do të ndërtojë një uzinë të pasurimit të ferrokromit. Ndërtimi i një uzinë të tillë pritet të ketë ndikime të rënda në mjedis, jo vetëm të zonës përreth, por edhe të vetë qytetit.Ekspertët mjedisor kanë analizuar se ky fakt pritet të dëmtojë,Tokën pasi sasia e mineralit do të sistemohet në sheshet e depozitimit për përpunimDo të ndotë ajrin nga përpunimi i mineralitdo të krijojë zhurma, si pasoje e përdorimit të makinerive teknologjikedo të dikojë në shtimin e trafikut me makina të tonazhit të rëndë,do ndikojë negativisht në shëndetin e punonjësve dhe banorëve për rreth, për shkak edhe të pluhurave që krijohenPor jo vetëm. Efektet negative pritet të shtrihen edhe më tej në faunën dhe florën e zonës, si dhe në ndikimin e ujërave të zonës nga derdhja e ujërave teknologjikë.Të gjitha këto efekte të evidentuara nga inxhinierët e mjedisit janë shpërfillur nga ministritë përgjegjëse, duke miratuar projekte që në thelb nuk përfaqësojnë interesin e publikut.Vendimmarrja për të miratuar projekte të tilla ka vetëm një shpjegim, të favorizojnë kompani të caktuara, që në prapavijë drejtohen nga njerëz me pushtet dhe të shmangin projekte cilësore, që zhvillojnë zonën pa dëmtuar mjedisin.