Nga një zonë, e cila deri para pak muajsh cilësohej nga më problematiket në Tiranë, sot lagja përgjatë Rr. ?Selaudin Bekteshi? në Njësinë Nr.4, është transformuar plotësisht duke ofruar kushte më të mira urbane për banorët.
Bashkia e Tiranës ka përfunduar në një kohë të shkurtër rikonstruksionin total të rrugës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo është një tjetër dëshmi se punohet çdo ditë, pavarësisht faktit se jemi në verë.
?Ishim këtu para pak ditësh me një premtim për qytetarët se puna në Tiranë do të vazhdojë. Kjo është një nga mbi 100 rrugë në fakt, ku jemi duke punuar këtë vit. Ka qenë një rrugë e cila konsiderohej periferia më e papërfillshme e Tiranës, një zonë e lënë pasdore, që kryesisht banohej nga të ardhur ose komuniteti rom dhe egjiptian?, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.