Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse kanë mbetur 300 objekte pa leje për t?u legalizuar, ALUIZNI në Fier njofton se ky proces përfundon në fund të korrikut. Prej vitit 2013, ALUIZNI ka legalizuar 25 780 objekte pa leje të vetëdeklaruara ndër vite në qarkun e Fierit. Në fund të muajit korrik përmbyllet plotësisht procesi i legalizimit për objektet dhe nisin legalizimet për 400 shtesat e pallateve në qark.
Drejtori i ALUIZNI-t për Rajonin Fier, Ervin Bushi shprehet se procesi ka shkuar në 98% i përfunduar kur kanë mbetur rreth 300 objekte pa u legalizuar, por dosjet e tyre janë pothuajse gati dhe do të legalizohen.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/procesi-i-legalizimit-ne-fier-300-dosjet-e-fundit-mbyllen-brenda-korrikut/