http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ndodhet në Uashington në vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së detyrës si kreu i shtetit serb.Ai do të takohet me zëvendës presidentin amerikan, Mike Pence dhe zyrtarë të tjerë.Ndërkohë, në prag të vizitës së Vuçiç në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Serbi.Përveç marrëdhënieve me Rusinë, Vuçiç do të diskutojë me përfaqësues të SHBA-ve edhe për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Beograd vetëm 4 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe për vrasjen e vëllezërve Bytyçi.Ata kanë qenë shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta.Vuçiç ka premtuar më herët se do të zgjidhë çështjen, por ende nuk ka pasur asnjë tentativë për hetime dhe zbardhjen e vrasjes.Fatos Bytyqi, vëllai i Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçit, të ekzekutuar 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana të pasqaruara, ka akuzuar liderët serbë për mbrojtje të vrasësve.