http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një zjarr i fuqishëm që rrezikoi djegien e shtatë banesave, është shënuar mbrëmjen e së dielës në malin Manati të Lezhës.Të favorizuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi madhe.Terreni i thyer si dhe errësira e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen. Zjarrfikësit u ndihmuan edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.Mobilizimi i autoriteteve lokale bëri që banesat të mos preken.Shef i Shërbimit Zjarrfikës në Lezhë, thotë se kjo situatë u mor nën kontroll shpejt, edhe pse me vështirësi.Në terren ishte edhe Prefekti i Lezhës Eduard Ndreca. Ai tha se nëse zjarri nuk do vihej nën kontroll, do kërkohej ndërhyrje nga ajri.Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar rreth 5 hektarë pisha dhe shkurre, ndërsa vatrat janë ende aktive.Ne 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 15 vatra zjarri, kryesisht në Berat, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Dibër.