http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka shtuar sulmet mbi Bashkim Europian, duke u zotuar se do të rikthejë dënimin me vdekje, nëse parlamenti e miraton atë dhe se Turqia do të vazhdojë në rrugën e vet pa ndihmën e askujt.Në ceremoninë e hapjes së një memoriali kushtuar 250 personave qe humben jetën ne grushtin, Erdogan akuzoi Brukselin se ka mbajtur peng bashkimin e Turqisë me përnderimin.?Qëndrimi i Bashkimit Evropian shihet qartë. 54 vjet kanë kaluar dhe ato ende po na shqetësojnë. Ne do t?i zgjidhim vet gjërat për veten tonë, nuk ka mundësi tjetër.?Erdogan kërcënoi kundërshtaret e tij te cilët i konsideroi armiqtë e Turqisë. Rreth 150,000 nëpunës janë shkarkuar ose pezulluar dhe më shumë se 50,000 të arrestuar, me dyshimin për lidhje me klerikun mysliman Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grushtin e shtetit.Shefi i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se BE mbetet e angazhuar për dialog me Turqinë dhe i bëri thirrje Ankarasë të forcojë demokracinë e sundimin e ligjit. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër rivendosjes së dënimit me vdekje, në të kundërt, do t?i jepeshin fund përpjekjeve të Turqisë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.