Një ditë pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën tre të rinj në plazhin e Porto Novës në Zvërnec, Policia e Vlorës ka ngritur një patrull lëvizëse me motor për të sensibiluzuar pushuesit që të kenë kujdes dhe t'i shmangen zonave anësore ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë.
Sot Plazhi i Porto Novës ka qënë pothuajse i boshatisur, edhe për shkak të reshjeve të shiut, përveç disa pushuesve që kanë vijuar të pashqetësuar plazhin.
Ndërkohë banorë të fshatit Zvërnec janë shprehur për Report Tv, se plazhi i Porto Novës është një nga më të bukurit në Vlorë, por përbën rrezikshmëri për pushuesit që nuk e njohin pasi ka rryma të brendshme.
Filip Balli dhe banorë të tjerë të zonës shprehen se edhe vetë kanë rrezikuar jetën, ndaj duke ditur rrezikshmërinë nuk lahen më aty.