Tatimet apel biznesit, përfitoni nga ligji i faljes - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-16 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Administrata tatimore i bën thirrje sipërmarrësve që të përfitojnë nga ligji për faljen e detyrimeve. Janë 35 mijë biznese në total që do të duhet të paguajnë detyrimin për vitet 2011-2014, në mënyrë të t?u falen gjobat dhe kamatëvonesat. Sipas tatimeve nga muaji shtator administrata është gati të presë këtë kategori biznesi, i cili duhet të kryejë një veprim, pagesën në bankë.?Çdo biznes e di sa është detyrimi, gjobat dhe kamatëvonesat. Ndaj i duhet t?i drejtohet bankës për të paguar principalin. Kaq mjafton qe ne si administratë të vijojmë më tej me procedurat. pra nuk ka nevojë as të aplikojë dhe as të dorëzojë dokumentacione.? -thotë Xhavit Curri nëndrejtori i tatimeve.Aktualisht administrata ka pastruar nga sistemi ato detyrime dhe penalitete që i përkasin bizneseve para vitit 2010.Në total nga ligji i faljes do të përfitojnë rreth 100 mijë biznese me një shumë që arrin në 90 mld lekë.