“Spiunët” e bizneseve gati për aksion - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-16 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga data 15 korrik ka hyrë në fuqi ligji për ngritjen e strukturës së sinjalizuesve në kompanitë që kanë mbi 100 të punësuar.Kjo do të thotë së cdo biznes duhet të ketë ngritur njësinë e personave, që do të sinjalizojnë në organet shtetërore rastet korruptive, shkeljet e ligjit, apo ndikimet e paligjshme që dëmtojnë buxhetin. Biznesi e ka kundërshtuar këtë nisëm e cila është miratuar pa konsultimin e tyre, ndaj dhe ata janë në pritje të krijimit të qeverisë së re, për të bërë ndryshime të mundshme në këtë ligj.Por si do të funksionojë kjo strukturë? Personat e përzgjedhur do të duhet të raportojnë pranë ispektoritit të lartë të deklarimit e kontrollit të pasurive, dhe parandalimit të klonflikitit të interesave. Për biznesin kjo strukturë është një ndërhyrje e shtetit në punët private.Ky ligj prek 30 % të bizneseve, pasi sipërmarrjet me më shumë se 100 punonjës janë ato të regjistruar si biznese të mëdha ose tek drejtoria e VIPA-ve. Njësia e sinjalizuesve, do të funksiojnë edhe në administratën publike.

Free Traffic Exchange