http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri pritet të nisë në shtator. Drejtoresha e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi Genoveva Ruiz Calavera, në një intervistë dhënë për Deutsche Welle, thotë se Vettingu është me rëndësi historike, një moment përcaktues për sistemin e drejtësisë në vend, por jo vetëm.Calavera thotë se forcimi i një gjyqësori të paanshëm, të pavarur, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional, ka rëndësi edhe për një sfidë më të gjerë: të konsolidojë në mënyrë të pakthyeshme sundimin e ligjit në Shqipëri. Por a rrezikon që Vetingu të pengohet?Shefja e ONM-së thotë se vettingu, ende pa nisur të zbatohet i ka dhënë rezultatet e para.Genoveva Ruiz-Calavera shprehet se nuk mund të parashikojë kur do të jenë rezultatet e para të prekshme të reformës në drejtësi. Por thotë se ONM po monitoron nga afër formimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë, që do të jenë përgjegjës të drejtpërdrejtë për administruar sistemin e drejtësisë.