Fshihte drogën në bidona, pranga 29-vjeçarit në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-16 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia vijon të zbuloje drogë nga fshatrat e Vlorës. Aty ku dy ditë më parë u sekuestruan mbi 15 tonë kanabis është gjetur nje tjetër sasi.Kësaj here hashashi ishte groposur në token e një 29-vjeçari në fshatin Drithas.Fatjon Lamcaj qe ra në prangat e policisë kishte fshehur 40 kilogramë hashash në bidonë, të cilët më pas i kishte groposur.Afro 17 tone kanabis u sekuestruan, ndërsa në pranga ranë 12 persona mes tyre dy efektivë policie, si dhe djali i ish-shefit te krimeve ne Kavaje.Pjesa më e madhe e hashashit të presuar prej 15.6 tonësh u gjet ne dy banesa private në fshatin Llakatund të Vlorës.Në të njëjtën kohë gjatë operacionit, një tjetër sasi e konsiderueshme u sekuestrua në Kavajë. 1 ton e 360 kilogramë drogë u kapën në dy furgone në afërsi të Karpenit. Policia sekuestroi dhe një skaf, i cili po rimorkiohej nga një traktor pa targa. Mjeti lundrues 7 metra i gjatë me dy motor me nga 200 kuaj fuqi do të bënte transport të kanabisit drejt Italisë, ndërsa në të dy rastet droga do trafikohej drejt Italisë. Policia. Hetuesit nuk kane arritur ende te gjejnë se kujt i përkiste ngarkesa rekord, ndërkohe qe disa prej thasëve te paketuar kishin edhe iniciale.