Nëse nuk zgjedhin t?i largohen Tiranës, për kryeqytetasit ka gjithmonë një mundësi: kodrat e Liqenit Artificial.
Dëshira për t?ju shmangur temperaturave të larta dhe rutinës së përditshme, bën që shumë qytetarë të zgjedhin Liqenin e Tiranës për të kaluar fundjavën.
Vrap, shëtitje mes gjelbërimit, plazh, piknik apo një kafe e ndarë mes miqsh e familjarësh, janë disa mundësitë që Liqeni ofron.
Për shumë kryeqytetas është freskia e natyrës që i sjell aty, po aq sa parku i Lojërave për fëmijët dhe prindërit e tyre.
?Është relax kënaqemi freskët, në të shumtën e rasteve dalim nga liqeni. Në radhë të parë vijmë për fëmijët e vegjël, por edhe për vete për ajrin e pastër për freskinë?, shprehen qytetarët.
Edhe pse të marrësh rreze dielli në brigjet e Liqenit Artificial nuk është aq e zakontë, ka qytetarë që prej vitesh nuk i ndahen këtij turizmi brenda-kryeqytetas, ashtu si ky zotëri që na tregon se e ka bërë zgjedhjen e tij të përvitshme.