Thesari i fototekes “Marubi” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-15 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte viti 1856 kur italiani Pietro Marubi themeloi në Shqipëri të parën studio fotografike, të cilën pas vdekjes së mjeshtrit do ta trashëgonte djali i birësuar i familjes Kodheli, Keli. Ky i ri i talentuar do të trashëgonte jo vetëm studion, por edhe mbiemrin e mjeshtrit të madh, pasi të gjithë do ta njihnin më pas si Keli i Marubit.Pas vdekjes së Kelit studioja e fotografisw do të drejtohej nga i biri i tij Gegë Marubi, i cili kishte mbaruar studimet nw shkollën e parë të filmit e fotografisë në Francw, pwr tw krijuar njw fond qw kjo fototekë e rrwfen sot si 160 vite histori.Fototeka Marubi do të krijohej si një sektor i Muzeut Historik të qytetit tëShkodrës në vitin 1970, ndërsa në vitin 2003 merr statusin e institucionit kombëtar, si I vetmi muze I fotografisë në Shqipëri. Aktualisht, në këtë muze ka 2 ekspozita, por virtualisht mund të shijohen edhe shumë vepra të Marubëve.Sot Fototeka Kombëtare ?Marubi? mbetet i vetmi institucioni përfaqësuesi artit të fotografisë në Shqipëri, që në fond mban punët e Pietro Marubbi, Mati Kodhelit, Kel Marubi, Gegë Marubi, Kolë Idromeno e Dedë Jakovës.