http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetët e Parlamentit të Tajvanit janë përleshur me njeri-tjetrin, gjatë shqyrtimit të një projekt-buxheti për infrastrukturën. Ligjvënësit janë zënë me grushte, shishe uji, madje nuk kursyen as karriget. Partia opozitare Kuomintang është kundër pasi pretendon se projekti favorizon qytete dhe qarqe besnike ndaj Partisë Demokratike Progresiste, dhe se një gjë e tillë po bëhet për të marrë mbështetje për partinë para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Projekti përfshin linja hekurudhore, masa kontrolli për përmbytjet, dhe energjinë. Kritikët gjithashtu kanë vënë në pikëpyetje nëse shpenzimet e mëdha të projektit i cili kushton rreth 10.7 miliardë paund janë me të vërtetë të vlefshme. Seanca u pezullua pas sherrit me grushte, ndërsa ende nuk është përcaktuar seanca e radhës për të votuar projektligjin.