http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sasia e rekord e drogës prej 17 tonësh, e cila u sekuestrua në Vlorë dhe Kavajë, u dërgua në laboratorin e kriminalistikës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Blutë e Vlorës prangosën 9 persona, të cilët dyshohen se kishin magazinuar kanabisin në Llakatund, ndërsa tre të tjerë u kapën në Kavajë. Por hetuesit i kanë përqendruar kërkimet tek inicialet e gjetura në thasët e kanabisit. Siç duket edhe nga pamjet e dërguara nga policia, në pjesën e jashtme të thasëve janë vendosur kode për t?u identifikuar sasia e drogës së grumbulluar. Për organin e akuzës dhe policinë, ç?kodimi i këtyre inicialeve, do të çonte në arrestimin e personave të tjerë, posedues të lëndës narkotike. Pavarësisht sasisë rekord të kapur në Vlorë, rreth 15.6 ton kanabis, dosja penale nuk do të hetohet nga prokuroria e krimeve të rënda por nga ajo e qytetit bregdetar. E kundërta ndodh me 1.3 ton kanabis të kapur në Karpen të Kavajës. Rasti po shqyrtohet nga krimet e rënda, pasi u provua se lënda narkotike ishte bërë gati të transportohej drejt brigjeve italiane me skaf. Policia ndërkohë sekuestroi edhe mjetin lundrues me dy motorë me nga 200 kuaj fuqi si edhe automjete fuoristrata e furgon, të cilat kishin ngarkesën e kanabisit. Në prangat e policisë ranë Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari, djali i ish-shefit të Krimeve në Gramsh. 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.