SHKODER-Dy persona kanë mbetur të plagosur rreth orës 13:00 në qendër të qytetit të Shkodrës.
Një vajzë e re dhe një burrë janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Gazetari Elvis Nabolli i cili ndodhet në vendngjarje shprehet se bëhet fjalë për një ngjarje të tipit ?Western?.
Në mes të ditës me diell, në vendin e quajtur "5 heronjte", persona që po qarkullonin me një makinë në shëtitore kanë qëlluar me armë në drejtim të një motoçiklete dhe këta të fundit u janë kundërpërgjigjur me armë.