Qefalia: SHISH, jashtë kontrollit ku shkojnë fondet,kush përgjohet?

2017-07-14 3

Deputeti socialist, Xhemal Qefalia deklaroi në Report Tv se Shërbimi Informativ Shtetëror është jashtë kontrollit të Kuvendit.

Në emisionin ?45 Minuta? me gazetarin Denis Minga, Qefalia u shpreh se fakti që nuk ka një ligj për të kontrolluar SHISH nuk dihet se ku shkojnë fondet, apo kush përgjohet.

Ai theksoi se në legjislaturën e re të Kuvendit në Shtator do të jetë nismëtar për diskutimin dhe miratimin e ligjit të ri.

?Mungon një kuadër ligjor që të monitoronte SHISH, momentalisht është i pakontrollueshëm. Parlamenti nuk arrin ta kontrollojë plotësisht SHISH për shkak të mungesës së një ligji.

Flitet për një ligj, por ende jo, nuk kontrollohen fondet e SHISH, ku shkojnë? Fondet të bëhen transparente dhe jo tu jepen njerëzve të politizuar.

SHISH nuk ka qenë në performancën e duhur për të dhënë informacion në kohë për grupet kriminale, ka qenë i përdorur politikisht nga deklaratat e PD.