Report TV - Durrës, merr flakë makina e ish kandidatit të LSI,alarmohen banorët

2017-07-14 0

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të stacionit të trenit në lagjen Nr.4. Mësohet se pronari i makinës është Skerdi Bello dhe ka qenë kandidat për deputet për LSI.

Mjeti i përfshirë nga flakët i cili sapo kishte dalë nga servisi ndodhej shumë pranë banesave, duke u kthyer në rrezik për njerëzit që banojnë aty.

Mësohet se në momentin kur është përfshirë nga flakët, mjeti tip ?Jaguar? ishte në lëvizje.

Policia bën me dije se shkak i zjarrit është aksidental