Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
9 persona mes tyre dy punonjës policie dhe kryeplaku i fshatit janë arrestuar lidhur me 15.2 ton kanabis të sekuestruar në Llakatund të Vlorës.
Lënda narkotike u gjet në tre banesa, ndërsa në operacion morën pjesë rreth 150 forca policie, kryesisht efektivët e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-n e Fierit, dhe Specialistë të SH.Ç.B.A-së.
?Si rezultat i veprimeve të kryera në mënyrë të mirëorganizuar është bërë ndërhyrja nëpër banesat e sinjalizuara nga informacionet policore që dyshohej se në këto banesa mund të kishte lëndë narkotike?.
Gjatë operacionit, duke qenë se hetimi nxorri se në këtë veprimtari kriminale ishin implikuar edhe punonjës policie, veprimet proçeduriale për punonjësit e Policisë janë kryer në bashkëpunim me SHÇBA për arrestimin e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tonelatat-e-kanabisit-ne-llakatund-mes-9-te-arrestuarve-2-police/